Skip to content

VIDEO/ Rama në Fushë Krujë batuta me punëtorin: Demokratët mbaji se mos na hidhen

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje në kuadër të rindërtimit e  ka nisur nga  Fushë Kruja.

Rama ka monitoruar procesin e rindërtimit në këtë zonë në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të 2019.

“Fushë Krujë – Gëzim i madh sa herë që vizitoj lagjen “Rilindja”, ku shtëpitë individuale dhe apartamentet po marrin formë dita – ditës që vjeshta t’i gjejë gati”, shkruan Rama.

Ndërkohë gjatë inspektimit ai përshëndet disa punëtorë në orarin e punës, ku një prej tyre i thekson se kolegët e tij janë demokratë.

Punëtori: Si ka mundësi që të kanë dalë gjithë demokratë?

Rama: Si?

Punëtori: Këtu janë të gjithë demokratë, demokratë të çmendur

Rama: Demokratë, mbaji se mos na hidhen.