Kryeministri Edi Rama ka arritur në Kosovë, ku në këtë takim ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.

 

Vizion Plus ka siguruar video nga vend-takimi mes dy liderëve, në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon në disa nga vendet e rajonit, për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Shqipëri në muajin tetor.

 

Sipas axhendës, në orën 17:15, Rama do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

 

Ende nuk është konfirmuar nëse do të ketë takim mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

 

Këtë të enjte, Rama nisi turin ballkanik, teksa fillimisht u ndal në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, ku takoi kryeministrin Dimtar Kovaçevski.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re