Kryeministri Edi Rama ka startuar sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Kryesocialisti mbërriti në sheshin “Skënderbej” i veshur sportiv dhe me një kapale që mbante numrin 5, numër që PS ka në fletën e votimit.
Ajo që vihet re në skenografinë e organizuar nga socialitët është një rreth me 12 yje, që simbolizojnë 12 prillin, 12 qarqet dhe 12 yje të Europës.
Një tjetër element është se prezantimi i kandidatëve u bë me këngë dhe vallë. Të parët që u futën në skenë ishin kandidatët e PS për qarkun e Dibrës.
Më pas secili qark u prezantua me kengë dhe valle tradicionale te zonës.