Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punimeve që po zhvillohen në rrugën e Lumit të Vlorës , e cila po bëhet gati për t’iu zbuluar shqiptarëve e turistëve një thesar të fshehur të parajsës natyrore të Shqipërisë.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga kantieri ku pas 100 vjetësh pritje e premtime, po merr formën e saj të plotë Rruga e Lumit të Vlorës, e cila do të zbulojë për shqiptarët e të huajt një thesar të fshehur të parajsës shqiptare, ju uroj të diel të bukur”, shprehet Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko