Skip to content

VIDEO/ Rama prezanton kandidatët për Tiranën: Në vrapim drejt 25 prillit për 20 deputetë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës.

“Besoj që ne kemi vënë përpara zgjedhësve të qarkut Tiranë një skuadër e cila është në lartësinë e pritshmërisë së publikut. Të të gjitha moshave të të gjitha kategorive për të pasur një zgjedhje e cila në bazë të sistemit të ri zgjedhor është një zgjedhje për partinë por edhe zgjedhje preferenciale për një kandidat apo një tjetër.

Shpreh mirënjohje për 2 zonjat e nderuara që janë në dy krahët e mi që u bënë pjesë e kësaj skuadre si një detyroim qytetar dhe si një angazhim qytetar dhe si një akt i cili flet shumë për faktin se sa më shumë partitë të kenë ambicie dhe vullnet për tu bërë pasqyra aq më shumë janë mundësitë që kjo të ndodhë.

Zgjedhja e luljetës dhe najadës nuk janë zgjedhje të rastësishme në një kohë kur jemi dtyrua të përballemi me 2 sfida të jashtëzakonshme që e kanë thyer në mes mandatin tonë”, tha Rama.