Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga disa ministre të kabinetit qeveritar ndodhen në një vizitë zyrtare në Japoni.

 

Rama ka zhvilluar takim me homologun e tij, ndërsa në një konferencë të përbashkët për media dha lajmin e mirë se së shpejti shqiptarët do të mund të shkojnë pa viza në Japoni.

 

Por gjatë vizitës, nuk kanë munguar as momentet “pikante”

 

Në një video që vetë Rama e ka postuar në rrjetin social Instagram, ka qerasur me raki një zyrtare japoneze.

 

Shefi i qeverisë nuk i ka kursyer as batutat e shumta.

 

“Në fillim duhet të heqësh maskën. Nuk mund ta provosh me maskë. Kjo sepse nuk kemi gjetur ende një mënyrë për të pirë me maskë. Si fillim nuk ke nevojë të pish shumë. Po të hedh pak. Provoje. E shikon. Është 46% alkool. Do dhe pak? Po ta mbush prap, dhe merre gotën me vete. Prisni pak dhe për tre minuta do telefononi  bashkëshortin”, dëgjohet të thotë Rama në video.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re