Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen, një nga pikat më të forta të dy mandateve të tij në qeveri, Edi Rama është shfaqur gjatë ditës së sotme, duke u lagur me shi në zonën e Fushë-Krujës, teksa po inspektonte procesin e rindërtimit të tërmetit.

Edhe pse të gjithë kishin çadra, kreu i qeverisë ka dashur të tregojë se nuk e tremb as shiu, e ku mbante një xhup prej plasmasi, e një maskë me trëndafil të rozë, të cilët nuk harroi që nga e enjtja duhet ta mbajmë kudo, përveç shëpisë.

“Të enjten maska është me detyrim, kudo, vetëm në shtëpi jo“, tha Rama nëpër shi, ndërkohë që maska e tij e lagur, nuk ka zot që të shpjegojë nëse po jepte ndonjë efekt për parandalimin e përhapjes së virusit.

Sa i takon procesit të rindërtimit, Rama tha se ai po ecën me hapa të kënaqshme në të gjithë kantieret, edhe pse moti me shi nuk do të jetë në anën e qeverisë, pasi mund të vonojë përfundimin e punimeve.

”Tani pavarësisht motit duhet të punojmë pa pushim sepse pësuam një vonesë jashtë vullnetit tonëe nga karantina. E dimë që tani vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet bërë dhe duhet të bëjmë dhe nuk mund të vonohemi më për asnjë shkak dhe të punojmë sa të kemi mundësi”, deklaroi Rama, ndërsa vijonte lagien e tij në shi, e ku tutje e priste benzi i tij luksoz, që u ka kushtuar shqiptarëve mijëra euro.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re