Merkato e Shëngjinit nuk është ende në punë, ndonëse Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme premtoi se me shembullin e modelit të saj do të investohet edhe në Durrës, por edhe në Vlorë. Një peshkatar i tha “Faxnews” se, kjo markato është përuruar 5-së herë, por ende s;ka nisur punë.

Pavarësisht ndërrimit të ministrave të bujqësisë që mbulojnë dhe sektorin e peshkimit, nga Çuçi te Ekonomi, dhe tashmë te Krifca, në merkaton e Shëngjinit ende nuk mund të hyjnë peshkatarët.

“A jo s’bëhet fjalë, as ma do mendja që të hapet ndonjëherë, vetë ndërtimi i saj është bërë pa pyetur grupet e interesit, nuk mund të hyjnë peshkatarët aty pa leje. Pse veç një herë është inaguruar, 5 herë, këtë tani e quajnë rikonstruksion. Kurrë nuk do të hapet, si gjithë banjot e tjera që janë bërë nëpër Shqipëri”, shprehet peshkatari për Fax News.

Për merkaton e Shëngjinit është investuar 59 milionë lekë, ndërkohë që në të janë parashikuar të ketë 6 dhoma frigoriferike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re