Skip to content

VIDEO/ Rama tjetër mesazh për qytetarët: Për këto mosha kjo është lojë me jetën

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video, ku shfaqen dy gjyshe që kanë dalë jashtë në një moment kur nuk duhet.

Kreu i qeverisë thotë se kjo gjë është krejtësisht e pajustifikueshme për familjarët e tyre.

“ Kjo që ndodh me këto dy gjyshet dhe me ata gjyshërit ulur atje mbrapa, është e frikshme dhe krejtësisht e pajustifikueshme për familjarët e tyre!

 Për këto mosha kjo është lojë me jetën!

 Ju lutem mos i lejoni të moshuarit dhe fëmijët të dalin nga shtëpia, ju lutem! Stolat e parqeve dhe këndet e lodrave në natyrë janë burim rreziku! Prandaj parku i liqenit dhe të gjitha hapësirat rekreative në çdo qytet, do të jenë të ndaluara për të gjithë!

Frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Rama. (TemA)