Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në Krujë, aty ku u ndal në një restorant për të konsumuar pica. Bashkë me të ishin edhe Milva Ekonomi, Artur Bushi dhe Eglantina Gjermeni. Teksa lexonte numrat e picave, Rama bëri edhe disa batuta, pasi Bushi zgjodhi edhe picën me numrin 8.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Paska 26 lloje, e…numri 12 qenka primavera, ta marrim? Ju merrni ç’të doni.

Bushi: Do marr 8

Edi Rama: Cilën 8 more? Kush është 8? Kujtim Gjuzi…merr 12 aty dhe mos e luj.

Bushi qesh.

Edi Rama: Kalamajve jepu ç’të duash.  Milvën e ke me këmbë të mbarë njëherë se është njish për të ngrënë. Eglantina është njish për të mos ngrënë. Mua më ke për hudhër.

Pas kësaj bisede kryeministri pikas disa fëmijë në një tavolinë tjetër dhe u thotë të çohen të shkojnë në shtëpi.

Sa është ora more, shkoni në shtëpi. A mbaruat? Ec shpejt se nuk iu ka dhënë leje babi për të nejt vonë, çohuni,”- tha Rama.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re