
Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë pasditen e sotme në orën 18:00 takimin përmbyllës në qytetin e Fierit.
Përgatitjet për fushatën e Partisë Socialiste kanë paralizuar totalisht qytetin, ku karriget e vendosur në rrethrrotullimin në zemër të Fierit, për të rehatuar të ndenjurat e simpatizantëve të kryeministrit, e kanë bërë të pamundur kalimin e automjeteve.
Siç shihet dhe nga videoja e siguruar nga Faxnews, një autoambulancë e ka të pamundur kalimin në rrugë dhe nevojitet ndihma e një personi për të spostuar karriket në mënyrë që të hapet kalimi.
Edhe pse takimi do të ndodhë në orën 18:00, përgatitjet e kanë bllokuar qytetin 8-orë para, duke dëshmuar vendosjen e rrugëve dhe shesheve të qyteteve në funksion të fushatës elektorale të kryeministrit Rama.
/faxweb
