Skip to content

VIDEO/ Rama zbardh bisedën telefonike me Niko Peleshin: Më mbytën, më thonë pse nuk tregojmë dhe ne forcën. Po këta si janë këta, PD, LSI ça bëhet?

Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Kreu i qeveria ka publikuar në rrjetet sociale një telefonatë që ka zhvilluar me drejtuesin politik të qarkut Korçë, Niko Peleshin, të cilin e ka porositur që mos të grumbullojë shumë njerëz.

Teksa kryetari i Partisë Demokratike zhvillon takime pa respektuar masat anti-COVID, Rama ka nënvizuar gjatë telefonatës me Peleshin, se megjithëse i kërkojnë që shumë njerëz të bashkohen gjatë takimeve të tij, ai ka deklaruar se me këtë gjë marrim në qafë njerëzit.

Rama: Si duket situata aty?

Peleshi: Shumë mirë, në cdo bashki e fshat ka mobilizim, ka angazhim për fushatën, duket situatë shumë e shëndetshme. Natyrisht ka problematika, por ne kemi zgjedhur të vrapojmë cik më shumë, t’i takojmë nga dy herë nga tre herë banorët në cdo lagje, rrugicë e fshat e për të mos i shtyrë të mblidhen në organizime të mëdha, jo se nuk kemi mundësi por…

Rama: Jo jo organizime të mëdha jo se kjo është tmerr i madh, këta po i marrin njerëzit në qafë po ça t’i bëjmë tani janë komplet të papërgjegjshëm.

Më mbytën edhe mua po pse s’mblidhemi dhe ne pse s’tregojmë forcën, po ça force?

Peleshi: Preferojmë të mbledhim grupe më të vogla e takojmë më shumë.

Rama: Edhe me mirë biles se komunikojmë drejtpërdrejtë e komunikojmë e flasim, po lërë ça thonë ata.

Rama: Po këta si janë këta, PD, LSI, ça bëhet?

Peleshi: Ata vazhdojnë me stilin e vjetër, me denigrime, deklarata, shpifje e sulme personale por nuk po merremi me ata nuk duam të biem në batakun ku duan të na tërheqin. Intimidim, mundohen të premtojnë budallëqe, njerëzit i kuptojnë. Përshembull ky Edmond Spaho takohet me fermerët i thotë ‘sa të vijmë ne do mbyllim gjithë doganat që ju të shisni gjithë prodhimet’.

Ndërkohë që nuk e bëjmë dot e kjo dihet që nuk bëhet edhe ai e di mirë se është vet ekonomist.

Rama: Po çe pyet, ai tjetri shkon andej do ju heqim traun, tjetri andej do ju hapim rezervuarët, po çe pyet aman, nejse nesje, rrugës jam unë shihemi atje.