Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus rritet, vetëm sot me 17 raste të reja, situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm katër prej tyre janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.