BERAT

Radhë të gjata janë krijuar sot para dyerve të ISHP-sënë  Berat. Prej mëngjesit,  nxënësit e gjimnazit më të madh në qytet, Babë Dudë Karbunara, i janë drejtuar këtij institucioni për kryerjen e testit ndaj Covid-19.

Vetëm gjatë dy javëve të fundit në këtë gjimnaz janë shtuar së tepërmi rastet e të infektuarve me Coronavirus, me tyre nxënës e mësues, c’ka ka sjelë mbylljen e disa klasave në këtë shkollë.

Të frikësuar nga infektimi në masë, mësohet se drejtoria e shkollës i ka drejtuar nxënësit drejt ISHP-së për të kryer tampon të detyrueshëm. Ende nuk bëhet me dije nga institucionet përgjegjëse se sa është numri i saktë i të infektuarve brenda kësaj shkolle, ku çdo ditë shtohet numri i nxënësve dhe mësueve që mungojnë.

Burime nga mjekët infeksionistë deklarojnë se, qyteti i Beratit vijon të jetë një nga qarqet më të prekura me Covid-19 në vend dhe rastet më të prekura janë shtuar në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Sipas këtyre mjekëve, shtimi i numrit të të prekurve me Covid-19 në kopshtet, çerdhet dhe shkollat e Beratit mendohet se ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mësuesve dhe edukatoreve, që nuk janë vaksinuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re