Skip to content

VIDEO/ Reklama “KUMARI RUSISHT” në faqen zyrtare të ZVA Fier, qytetari: Mësuesit ftohen të heqin stresin me bixhoz

640 0 900 0 1697899568xtajvanipng 898 1760170542

Një qytetar ka ngritur një shqetësim në lidhje me faqen zyrtare të Zyrës Vendore Arsimore Fier, ku në seksionin “Njoftime” prej javësh shfaqen reklama të dyshimta në gjuhë të ndryshme si rusisht, anglisht dhe frëngjisht.

Ato përmbajnë përmbajtje të lidhura me kumarin online, si poker, baste dhe lojëra fati, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe seriozitetin e faqes zyrtare të një institucioni arsimor.

Qytetari ironizon situatën, duke thënë se ZVA Fier duket se ka menduar t’ua bëjë “më tërheqëse” kohën e pritjes mësuesve që shpresojnë për një vend pune, duke i “ndihmuar” të heqin stresin me pak lojëra fati.

Ky rast ngre pikëpyetje të mëdha mbi mirëmbajtjen e faqeve zyrtare shtetërore dhe nevojën për mbrojtje më të mirë ndaj përmbajtjes së dëmshme në to.