Reshje dëbore kanë përfshirë zonën e Vermoshit, Bogës dhe Thethit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Raportohet se akset e Lotit 1, përfshirë rrugët Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë -Theth, janë bllokuar nga dëbora rënë gjatë natës, e cila vijon edhe mëngjesin e sotëm

Megjithatë, raportohet se rrugët janë të pastruara dhe të kriposura, duke siguruar që qarkullimi të kryhet pa asnjë problem.

Autoritetet përkatëse vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen për të mbajtur rrugët të hapura dhe të sigurta për përdoruesit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko