Vijojne me intensitet te larte reshjet e bores ne zonen e Thethit.

Nje gje e tille ka krijuar probleme per kete zone, teksa levizja eshte bere mjaft e veshtire per mjetet e larta, pasi per mjetet e uleta kalimi eshte i pamundur.

Trashesia e bores arrin ne disa cm dhe aksi me problematik eshte Qafe Thore – Theth. Kjo krijon edhe bllokim te banoreve te zones, por edhe turisteve te ndryshem.

Banoret vijojne te kerkojne nderhyrje nga institucionet pergjegjese, por duket se ARRSH nuk e ka marre ende ne administrim te plote kete aks.

Si rrjedhoje, ato qe vuajne jane banoret e zones, qe perballen çdo dimer me kete situate, pavaresisht premtimeve te shumta.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re