Reshjet e shumta të borës gjatë 24-orëve të fundit, kanë bllokuar qarkullimin e disa akseve kryesore në Vend. Në disa akse të tjera qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë edhe aksi Lezhë-Laç është i bllokuar si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës dhe temperaturave të ulëta që kanë zbritur nën zero.
Ndërsa autoritetet po punojnë për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve. Më tej forcat e policisë u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin aksin e vjet Lezhë-Milot pasi aksi Lezhë-Laç vijon të jetë i bllokuar.
/faxweb
