Reshjet e dendura të shiut, të regjistruara një ditë më parë, kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dherave në kodrën e Currilave në Durrës.

Fenomeni i erozionit është rikthyer frikshëm në këtë zonë, që vazhdimisht regjistron rrëshqitje dherash dhe bllokim të njërit sens të lëvizjes.

Sasia e konsiderueshme e dherave që ka rënë në asfalt shtrihet deri në gjysmë të rrugës, por automjetet mund ta përshkojnë aksin e Currilave pa probleme, raporton News 24.

Mëngjesin e sotëm, në zonë nuk kishte mjete të rënda që do të realizojnë largimin e dherave.

Durrësi regjistroi dje reshje të konsiderueshme shiu, të cilat përmbytën shumë nga rrugët dhe lagjet e qytetit, duke krijuar situatë alarmante në disa zona si ish-Kënetë, Shkozet, Plazh, Sukth etj.

Numri i banesave me prezencë uji në oborre apo ambientet e brendshme ishte i konsiderueshëm, ndërkohë nga sot pritet të nisin punën grupet e verifikimit të dëmeve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko