Një stuhi e fortë ka përfshirë Tiranën. Reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika në kryeqytet, pasi lumi i Lanës është fryrë shumë dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

Edhe te Liqeni Artificial niveli i ujit duket se ka shkuar në kuotën maksimale.

Ndërkohë reshjet e shiut krijuan problematika edhe në rrethe.

Në portin e Vlorës është pezulluar lundrimi.

Ndërsa në Lazarat dalja e një përroi nga shtrati ka izoluar dy lagje, pasi ka sjellë të gjithë inertet në rrugën që i lidh.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re