Përplasje të forta janë shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Baldushkut, mes banorëve të një lagje të fshatit dhe punonjësve të policisë së rendit dhe asaj bashkiake.

Shkak për këtë është bërë rezistenca e banorëve për ndërtimin e disa pallateve që do të shërbejnë për strehimin e qytetarëve të prekur nga tërmeti, ndërsa protestuesit pretendojnë se trualli është trashëgimi e të parëve të tyre, dhe e konsiderojnë dëmshpërblimin qesharak.

Siç edhe shihet në pamjet e siguruara nga Fax News, nuk ka munguar përplasja fizike mes punonjësve të policisë dhe banorëve, të cilët duhet thënë se prej kohësh vijojnë të bëjnë rezistencë duke penguar nisjen e punimeve.

Banorët thonë për Fax News, se punonjësit e policisë u kanë prishur edhe pusin që e përdornin për furnizimin me ujë, dhe u kanë mësyrë në oborret e shtëpisë.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re