Rikthehet kaosi në pikën kufitare të Kapshticës. Më shumë se 50 qytetarë shqiptarë janë bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, të cilët nuk lejohen të kalojnë, ndëesa sipas udhëtarëve shkak mbetet plotësimi i formularit.

Një nga qytetarët shprehet për Faxweb se nuk iu lejohet të kalojnë, ndërsa nga plala tjetër vijojnë kalimet. “Po rrimë këtu në doganën tonë, nuk na lejojnë të kalojmë. Tamponin e kemi bërë, kartat i kemi. Kemi marrë lek borxh për të bërë tampomin. Të na zgjidhet kjo e drejtë” shprehet qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar thotë se që prej orës 11 të natës është nisur nga Pogradeci dhe ndodhet ende ne pritje në pikën kufitare. Ai shprehet se do të vijojnë të presin dhe nuk kthehen mbrapa.

“Kemi bërë aplikimin, paguam lekët për regjistrimin ndërsa tani na thonë se nuk është ky që duhet. Tani po na digjet edhe tamponi, 200 euro na ikën, nuk po na lejojnë të kalojmë. Shefi i doganës e ka vendosur këtë” thotë qytetari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re