LEZHË- Një 16-vjeçar ka rrezikuar te mbytet në plazhin e Tales në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se pasi ka marrë ndihmën e parë nga personat që e kanë nxjerrë nga uji dhe personeli i ambulancës, i riu është dërguar në spital, ku dhe ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re