Skip to content

VIDEO/ Rrëzohet bredhi tek kryeministria, protestuesit nuk ndalen, sulmojnë me sende të forta policët (Blindohet institucioni)

Protestuesit e mbledhur jashtë ambienteve të kryeministrisë kanë arritur të rrëzojnë bredhin e vendosur në të djathtë të hyrjes kryesore. Me zbukurimet e pemës të rinjtë kanë nisur të godasin drejt uniformave blu, të cilët janë shtuar së tepërmi në këto momente.

Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.

Një efektiv policie e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa hedhin vazhdimisht parulla kundër qeverisë.

/faxweb