Nje mjet i tonazhit të rëndë maune është rrëzuar nga era e fortë në superstradën Lezhë-Laç. Ngjarja ka ndodhur mbi urën e Milotit, por fatmiresisht drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit me targa të Kosovës nuk kanë marrë lëndime. Kjo situatë ka sjell bllokim të qarkullimit në njërin kah të rrugës prej dy orësh, ndërkohë që po punohet për largimin e mjetit.

Shoferi i maunes së rrëzuar: Unë quhem Adem Ibrahimi, po udhëtonim nga Vitia. Era po frynte e fortë nga ky krah deri sa u rrëzua komplet maunja. Lëndime nuk kemi pasur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re