Era e fortë ka “pushtuar” këtë mesditë qytetin e Durrësit, duke sjellë edhe problemet e para.

“BalkanWeb” shkruan se një tjetër palmë është rrëzuar në mes të qytetit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Palma është rrëzuar në sheshin “Azem Hajdari”, ku siç mund ta shihni nga pamjet, për pak sa nuk zë poshtë një qytetar. Por, fatmirësisht këtë radhë kalimtarët kanë shpëtuar pa lëndime.

Momenti i rrëzimit të palmës në trotuar është filmuar nga kamerat e sigurisë. Kjo palmë ishte mbjellë katër vite më parë, ndërsa është vijimësi e palmës së rrëzuar pak ditë më parë në të njëjtin vend, duke lënë të plagosur dy kalimtarë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8IoXieuVoiY]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re