Këshilli bashkiak i Vlorës, merr vendimin dhe voton ndryshimin e tarifës së pastrimit për bizneset e bashkisë Vlorë.

Rritet me 70% tarifa e pastrimit për objektet deri në 100 m2. Nga 12.000 lekë shkon në 20.000 lekë.

-Rritet 48% taksa e pastrimit për objektet mbi 100 m2. Nga 17 000 lekë, shkon 25.000 lekë.

Qindra biznese preken nga rritja e tarifës së pastrimit. Ndërkohë, bizneset me të cilët kemi kontaktuar thonë se nuk ka pasur asnjë konsultim dhe nuk kanë informacion për rritjen e tarifave.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re