Pavarësisht protestave të banorëve prej 3 ditësh kundër kthimit të rrugës së Rinas-it me një sens lëvizje, autoritetet vendore dhe ato qëndrore nuk kanë reaguar duke lënë kështu pa zgjidhje një pjesë të mirë qytetarësh që e kanë domosdoshmëri qarkullimin në atë rrugë.

Në videot e siguruara nga Fax News, vërehet edhe veprimi që kanë ndërmarrë disa qytetarë si zgjidhje ndaj mos-qarkullimit të mjeteve në dy sense lëvizje.

Qytetarët të cilët kanë për të udhëtuar jashtë shtetit, kanë gjetur si zgjidhje që rrugën prej 3.5 kilometrash ta përshkojnë në këmbë në mënyrë që të jenë në gjendje të arrijnë në aeroportin e Rinasit.

Më herët gjatë ditës së sotme u mbajt protesta e tretë nga banorët, të cilët paralajmëruan se nëse nuk gjendej një zgjidhje, do të kishte përshkallëzim të protestave të tyre.

“Na mashtruan se do na gjenin zgjidhje”, mbyllet protesta e banorëve të Rinasit, “kërcënon” kryeplaku: Do t’i përshkallëzojmë, duam të hapet rruga jo kutitë e votimit

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re