Rulota me targa të huaja del nga rruga në afërsi të fshatit Pocem në Mallakastër, burrë e grua përfundojnë në spitalin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Levan- Tepelenë, kur një rulot me targa të huaja E913JOË ka dalë nga rruga e si pasojë janë plagosur dy shtetasit Dominic Macfarlane dhe Gabriela Tominac.

Mësohet se ata janë skocezë.

Fillimisht burrë e grua, kanë pritur që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes uniformat blu duke refuzuar ndihmën mjeksore në spitalin e Fierit, por më pas janë shoqëruar me autoambulancë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qenë lagështia në rrugë era e fortë në këtë pjesë të rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën bluzat e bardha të cilat i dhanë ndihmën e parë të lënduarve, ndërsa më pas burrë e grua janë shoqëruar në spital, ku paraqiten në gjëndje të mirë shëndetësore.

Nga ana e policisë po kryhen veprimet për të zbuluar edhe shkakun e daljes nga rruga të rulotës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re