Sali Berisha sot është persona “non grata” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai këmbëngul se kjo është e padrejtë, pasi e konsideron veten si pro-amerikan.
Dhe për ta provuar këtë gjë, sot ka postuar një video të 14 viteve më parë, kur presidenti amerikan George Bush vizitonte Shqipërinë dhe pritej pikërisht nga Berisha, duke qenë se ishte kryeministër i Shqipërisë.
“Nje dite historike ne marredheniet miqesore midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes!
Visita e Presidentit George Ë Bush ne Shqiperi”, shkruan Berisha me nostalgji.
Veçse ato ditë kanë përfunduar për të.
