Deputeti Ervin Salianji shpërtheu në studion e “360 Gradë” për protestën e së shtunës, duke theksuar se opozita po pret në protestë edhe Koço Kokëdhimën.

Salianji: Ne po pranojmë edhe Kokëdhimën në protestë që ka votuar për Ramën dhe e ka mbështetur. Ne po çohemi me të madhe dhe t’u themi njerëzve dhe t’i themi boll i dhamë relativizim të keqes. Pse dalin njerëzit? Se ministra dhe deputetë hanë dhe pinë si derrat duke ndenjur me krimin. Policët vejnë e përdhunojnë njerëzit dhe nuk e merr njeri denoncimin. Njerëzit nuk kanë të paguajnë taksat e ujit dhe të energjisë. Se nafta ngrihet çdo ditë. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë dhe ne themi sistemi zgjedhor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re