‘Fax News’ ka siguruar pamjet nga salla e pajisjeve radiologjike në Sarandë.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm për shkak të një shkëndije elektrike ra zjarr në spitalin rajonal të Sarandës.

Sipas policisë, nuk ka të lënduar por vetëm dëme material, ndërsa grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re