SARANDE- Dy  persona janë vënë në pranga nga policia gjatë një kontrolli “blic” të ushtruar nga strukturat vendore.

Një nga të arrestuarit, rezultonte se  ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje parash në shuma të majshme në Greqi, ndërsa tjetrit iu gjet një sasi droge e llojit kokainë në makinën që drejtonte.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës u shoqëruan për verifikim edhe 9 persona të tjerë. Policia  e Delvinës bëri kapjen dhe  ndalimin e shtetasit: Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek.

Ndërsa i arrestuari tjetër sipas policisë është Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të  mjetit me të cilin  qarkullonte pa leje drejtimi përkatëse u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë e dyshuar e llojit Kokainë.

“Policia Lokale e mbështetur nga FNSH,  kontrolle në lokale dhe akse rrugore  për  parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale.Si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative  u kap një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar  për vjedhje në shuma të mëdha  të parave  kryer në Greqi,  si dhe  u arrestua një tjetër person  për posedim të lëndëve të forta narkotike”, njofton policia.

“Gjatë kontrolleve në lokalet e natës u shoqëruan për verifikim 9 persona. Policia  e Delvinës  bëri kapjen dhe  ndalimin e shtetasit: Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek. Për këtë shtetas u ekzekutua Vendimi penal datë 20.09.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja” . Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Policia e Sarandës u kap dhe u arrestua në flagrancë  shtetasi: Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të  mjetit me të cilin  qarkullonte pa leje drejtimi përkatëse u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë e dyshuar si “Kokainë”. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 291 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimi e policisë.

(n.m/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re