Policia e Pogradecit ka kapur në territorin shqiptar një grup prej 5 refugjatësh nga Afganistani. Mes tyre ka qenë edhe një vajzë, e cila ka prekur jo pak me fjalët e saj.

Vajza e re ka shpërthyer në lot teksa ka thënë se kërkon një jetë më të mirë dhe të shkollohet. Ajo shton se nuk do as bukë e as para, por vetëm të jetojë e qetë duke theksuar se ajo dhe familjarët e saj nuk janë terroristë.

“Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mirë, pasi vendi ynë… (Qan) Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terrorist. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin.”- tha ajo.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re