Sot zhvillohet seanca gjyqësore për deputetin e PD, Ervin Salianji. Ndërkohë në ambientet e Gjykatës së Apelit janë paraqitur në mbështetje të tij edhe deputetë të tjerë të Grupit Parlamentar, së bashku me Gazment Bardhin.

Salianji akuzohet për denoncimin publik për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe për favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme!

Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj. Opozita akuzoi fort se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali.

Në atë periudhë gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtu quajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Pas denoncimit të tij opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Vlen të theksohet se gjithë prokuroret dhe gjyqtaret që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vetingut.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re