Autoritetet në Peru kanë goditur një organizatë kriminale të quajtur “Roll Royce” dhe kanë sekuestruar kokainë me vlerë mbi 10 milionë dollarë.

Sipas mediave lokale drejtuesi i kësaj organizate eshte një malazes me emrin Nikola Berisha, i njohur me nofkën “baba”, i cili eshte shpallur ne kerkim.

Ky persona- thonë autoritetet në Peru- shërbente si i dërguar i trafikantëve shqiptarë të drogës.

Sipas autoriteteve, mafia shqiptare është një nga më të fuqishmet në Evropën Juglindore. Sipas agjentëve të antidrogës, organizata kriminale ishte gati të eksportonte drogën përmes portit Chalaco.

Mes të arrestuarve është edhe Segundo Fernando Sangama Flores, i njohur ndryshe si “Chuy”, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e pakove të kokainës. Sipas mediave vendase, operacioni i quajtur  “Protokolli 2023” erdhi pas disa muajsh hetime që i lejoi policisë të lokalizonte një shtëpi në San Martín de Porres, ku u gjetën pakot e drogës të vendosura në një furgon të vogël.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1290 euro, 3587 dollarë dhe më shumë se 32 mijë soles në 100 kartëmonedha, përveç bizhuterive dhe dhjetëra pajisjeve që përdorte organizata për të komunikuar pa u zbuluar. Nga hetimi u zbulua gjithashtu se Nicola Berisha, alias “Baba”, prezantohej si pastor i një kishe ungjillore për të mos ngjallur dyshime. Pavarësisht se është identifikuar nga policia, Berisha ka arritur të largohet nga vendi dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas hetimeve, “Baba” kishte kryer tashmë të paktën një dërgesë droge drejt Europës së bashku me bashkëpunëtorët e tij peruanë. Autoritetet vijojnë kërkimet për Berishën dhe një person kyç në organizatë, i njohur si “Doktori”, i cili identifikohet si koordinatori kryesor për paketimin e kontejnerëve. Ky person është identifikuar si Santiago Jiménez Velásquez, një njeri i besuar i kreut të grupit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re