Janë gjetur të tjera predha luftarake në zonën e Klosit. Pas zbulimit të një predhe granathedhësi në afër të urës së fshatit Fullqet në shtratin e lumit Mat, të tjera janë zbuluar në vendin e quajtur pazari i vjetër.

Predhat antitank dhe predha të tjera janë konstatuar nga banorë teksa punonin tokën bujqësore në afërsi të ish repartit ushtarak.

Predhat e zbuluara janë marrë nga ekspertët e repartit të xhenios pranë Forcave të Armatosura për t’i demontuar në Tiranë.

Në Maj të vitit 2016, Ministria e Mbrojtjes i çertifikoi të sigurta tunelet e Klosit, ndërsa zona përreth këtyre tuneleve vijon të ketë municione luftarake ende të pashpërthyera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re