Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë shkuar ditën e sotme në Elbasan pothuajse në të njëjtën kohë.

I pyetur përse kjo agjendë e njëjtë, kryeministri Edi Rama deklaroi se ata janë kundërshtarë politikë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të shkojnë për festë njëkohësisht.

Mirëpo, kjo gjë nuk është kuptuar njësoj si kryeministri edhe nga mbështetësit e dy palëve, të cilët kanë degjenerua në sherr mes tyre.

Në videon e mëposhtme madje shihet momenti kur një i moshuar është rrëzuar përtokë dhe ngrihet pas përplasjeve fizike mes palëve.

“Ka degjeneruar në dhunë Dita e Verës në Elbasan, shkak ka qenë përplasja e agjendës së Bashës dhe Ramës. Pasi takoi mbështetësit e tij, Basha hyri në ambientet opër të pirë një kafe. Pak më vonë ka mbërritur dhe Kryeministri Edi Rama, i cili u prit me thirrjen “Rama ik”. Në momentin që kryeministri ka tentuar të largohet, ka ndodhur një incident aspak i denjë për Elbasanin,” raportoi gazetarja Entela Duka për Fax News.

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re