Taivan – Një urë 147 metra e gjatë, është shembur mëngjesin e sotëm në Taivan .
Ura gjendej në fshatin e peshkatarëve të quajtur Nanfangao, në perëndim të Taivanit.
Rreth 20 njerëz janë dërguar në spital, ndërkohë që policia, një avion ushtarak, si dhe disa zhytësa profesionalë po kërkojnë zonën për njerëzit që mendohet të jenë bllokuar poshtë urës.
Përafërsisht 6 njerëz konsiderohen të humbur, dhe mendohet që ata të jenë zënë poshtë nën rrënojat ë urës, kërkimet për ta vazhdojnë dhe policia shpreson t’i gjejë.
Vetëm përpara disa orëve një taifun kishte përshkruar ishullin, por nuk dihet ende nëse ai ka ndikuar në dobësimin e themeleve të urës duke shkaktuar rënien e saj.
