Një masiv i madh dheu bllokoi për disa orë me radhë lëvizjen normale të automjeteve në aksin Bulqizë- Peshkopi. Shembja ka ndodhur në afërsi të fshatit Sofraçan, në vendin e quajtur “Tre çezmat”.

Balta e madhe është kthyer në burim aksidenti, ndërsa pritet ndërhyrja e firmës mirëmbajtëse për të bërë të mundur pastrimin e dheut. Probleme vazhdon të ketë edhe në segmentin Qafa e Buallit – Bulqizë.

Në këtë aks të ‘Rrugës së Arbrit’ ka rënie të vazhdueshme të gurëve, duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re