Skip to content

VIDEO/ Shënon mesfushori i Kombëtares, “i injoruari” nga Silvinho ia kthen pas 3 minutash


Sfida mes Göztepe dhe Rizespor, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke pa dy futbollistë të Shqipërisë, që të festonin me gola.

Fillimisht Qazim Laçi për Rizespor dhe më pas Arda Kurtulan në favor të Goztepe.

E gjitha në harkun kohor të tre minutave.

Laçi mori përsipër penalltinë në minutën e 60-të. Një nga të paprekshmit e Kombëtares nuk gaboi, duke vendosur baraspeshën.

Reagimi nga vendësit e Göztepe erdhi menjëherë. Vetëm tre minuta më vonë ishte Kurtulan, që riktheu ekipin e tij në avantazh.

Me një goditje në kufi të zonës, pas një aksioni model, Kurtulan mposhti portierin e Rizespor.

23-vjeçari po aktivizohet si mesfushor, edhe pse po ashtu ka bërë mjaft mirë mbrojtësin dhe sulmuesin e krahut të djathtë.

Kurtulan asnjëherë nuk është grumbulluar nga Silvinho deri tani, ndërsa në Turqi është përfolur mundësia që të ndryshojë përfaqësuese.

Ndeshja mes Göztepe dhe Rizespor u mbyll në shifrat 3:1.