Korça ka dalë nga harta COVID. Siç njofton ISHP në qytetin e Korçës duke filluar nga sot nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

Të 19 të prekurit rezultojnë të gjthë të shëruar duke e bërë Korçën qytetin e radhës që del nga harta COVID bashkë me Lezhën, Rrogozhinën, Tropojën dhe Mallakastrën, të cilat gjithashtu nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus.

Gjatë ditës së sotme, ISHP njoftoi për shtatë raste të reja me koronavirus duke e çuar në 773 numrin total të rasteve që nga data 9 mars.

Nga këta, 272 persona janë ende të sëmurë aktivë, kurse pjesa tjetër rezultojnë të shëruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko