Një konflikt mes disa personave është regjistruar pasditen e sotme në afersi të agjencisë në Pogradec.

 

Nga pamjet e siguruara shihet ndërhyrja e policisë për të shoqëruar personat e përfshirë në sherr.

 

Duket në video se njëri prej tyre mban në dorë mjete të mprehta, ndërsa rrethanat nuk dihen pasi ngjarja sapo ka ndodhur dhe po shoqërohen persona në komisariat.

 

Priten detaje të tjera në vijim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re