Dy lojtarë të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli janë përleshur me njëri-tjetrin në stërvitjen e skuadrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për të parandaluar përshkallëzimin e sherrit kanë ndërhyrë ndihmës trajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri Bajram Shala, por edhe disa prej shokëve të skuadrës, ndërkohë që nga pamjet e siguruara nga mediat kosovare, pjesa më e madhe e lojtarëve duket se vazhdojnë stërvitjen.

Pas qetësimit të gjendjes, stërvitja ka vazhduar normalisht edhe për Zhegrovën dhe Kolollin, të dy pjesë e formacionit bazë të skuadrës së drejtuar nga Bernard Challandes. Ende nuk dihen shkaqet që kanë tensionuar situatën mes dy lojtarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re