Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në komisariatin e policisë nr.3 në rrugën “Mine Peza”, ku pas një debati mes tyre, njëri prej efektivëve të policisë ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij.

I plagosur rëndë ka mbetur efektivi, Caush Saliasi i cili është dërguar me urgjencë në sallën e operacionit. Ndërsa autori, efektivi Ludian Zaimi është brenda ambienteve të komisariatit ku ndodhi ngjarja.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sallën e mbledhjeve. Sipas burimeve të Fax Neës, sherri brenda në komisariat mes dy kolegeve ka nisur per motive te dobeta e më pas është përdorur arma e zjarrit.

Më poshtë shihen edhe pamje nga vendngjarja, ku efektivi i plagosur po dërgohet me urgjencë në spital.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re