Tre vajza italiane vodhën në një argjendari një byrzylyk duke shpërqëndruar shitëse në qytetin e Vlorës.

Vlera e byrzylykut me diamantë ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani.

Pas vjedhjes drejtuesit e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar tre vajzat që flisnin italisht. Qytetarët arritën që ti identifikonin dhe tre hajdutet u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.

Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje, ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e vjedhjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re