Reshjet e mëdha të shiut në metropolin turk të Stambollit i kanë kthyer rrugët në lumenj dhe ujëvara, dhe disa lokacione janë bërë liqene të një lloji, ku thellësia ishte më shumë se një metër, raportojnë media atje.

Ato thpnë se shirat erdhën pas disa ditësh goditje të nxehtit, dhe ekspertët paralajmërojnë se përmbytja është e mundur në ditët në vijim, gjë që mund të çojë në probleme shtesë në transportin publik.

Rruga bregdetare në zonën Bakirkoy, e cila lidhet me tunelin euroaziatik poshtë ngushticës së Bosforit, u mbyll për shkak të përmbytjeve.

Linjat e trageteve të qytetit, tramvajet u ndërprenë dhe u përmbyt edhe Pazari i Madh, një kompleks 558-vjeçar që u rinovua kohët e fundit.

Pamjet e mëposhtme ju shfaqin një qytet nën pushtetin e ujit.

 

 

 

https://twitter.com/Turgay_BORA/status/1162698190858215425

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re