ITALI– Të rinjtë e ekipit të futbollist të Rrogozhinës janë bërë mjaft të famshëm në rrjetet sociale.

Ka mjaftuar një video e publikuar nga faqja me një shikueshmëri mjaft të lartë në Instagram, që fytyrat e futbollistëve të Egnatias t’i shikonin mijëra njerëz dhe të bëheshin viralë deri matanë Adriatikut.

“Kampionat në kushte perfekte,”– shkruan faqja e huaj me ironi krahas videos, ku të rinjtë shihen teksa hidhen në fushën e mbushur me gropa uji, ku dhe bëjnë stërvitje.

 

 

View this post on Instagram

 

Campo in perfette condizioni… #chefaticalavitadabomber #cfvb

A post shared by CHE FATICA LA VITA DA BOMBER® (@chefaticalavitadabomber) on

//www.instagram.com/embed.js

 

Në fakt gropat e ujit tashmë janë kthyer në baltë për shkak të reshjeve. Përveç shikueshmërisë së lartë, këto pamje demonstrojnë edhe kushtet e papërshtatshmë në të cilat stërvisten futbollistët e Rrogozhinës.

(R.G/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re