MALIQ- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të shumta në disa qytete të vendit, por pjesa me e prekur është ajo juglindore.

Një situatë problematike raportohet në qarkun e Korçës. Vërshimet e ujërave kanë lënë pasoja të shumta në rrugë dhe në banesat e qytetarëve.

Ekipi i ABC News ka parë nga afër situatën dhe pasojat e reshjeve të shiut. Kjo e premte i ka gjetur banorët e Maliqit në gatishmëri të plotë duke pastruar rrugët, por edhe baltën, e cila ka depërtuar në oborret e shtëpive.

Meteorologët thonë se fundjava do të sjellë reduktim të reshjeve të shiut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re