Skip to content

VIDEO/”Shkarkohet Ministrja e Punës në Kubë pas deklaratës: ‘Nuk ka lypës në vend'”

feito

“Pamë njerëz që dukeshin si lypës, por nëse ua sheh duart, kur ua sheh rrobat që kanë veshur, janë të maskuar si lypës… Nuk ka lypës në Kubë”, tha Marta Elena Feito.

Qeveria kubaneze ka shkarkuar Ministrin e Punës,e cila  deklaroi se “lypësit e vendit pretendojnë të jenë lypës dhe se nuk ka lypës në Kubë”.

Sipas një deklarate të qeverisë kubaneze të lëshuar të martën në mbrëmje (15 korrik), Ministrja e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Marta Elena Feito, demonstroi mungesë “objektiviteti dhe ndjeshmërie për çështjet që aktualisht janë qendrore për politikën qeveritare”.

Vërejtjet e ministres, të transmetuara drejtpërdrejt të hënën, u bënë shpejt virale në mediat sociale, duke shkaktuar zemërim publik.

  • “Pamë njerëz që dukeshin si lypës, por nëse shikoni duart e tyre, dhe nëse shikoni rrobat që veshin, do shihni se janë të maskuar si lypës… Në Kubë, nuk ka lypës. Ata kanë gjetur një mënyrë të lehtë për të jetuar, për të fituar para dhe jo për të punuar siç duhet”, tha Freito.

Shiko videon:

  • Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel theksoi se deklaratat e ministres tregojnë mungesë empatie dhe mirëkuptimi për shkaqet e varfërisë.

“Këta njerëz, të cilët ndonjëherë shfaqen si të pastrehë ose lypës, zakonisht janë shprehje specifike të pabarazive sociale dhe problemeve të akumuluara me të cilat përballemi”, deklaroi presidenti kubanez, duke shtuar se “të prekshmit nuk janë armiqtë tanë”.

Përshtati në Shqip S